Detyrat Kryesore

Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve ndihmon dhe këshillon Autoritetet Kontraktuese për:

  • Shqyrtimin dhe vlerësimin e projekteve koncesionare, si propozime të kërkuara apo të pakërkuara, veçanërisht për aspektet e rentabilitetit, fizibilitetit, besueshmërisë financiare të tyre dhe për kriterin e “vlerës për para”;
  • Hartimin e kërkesës për propozim, dokumenteve të parakualifikimit dhe të akteve të tjera, që kanë lidhje me garën (përfshirë projektkontratat koncesionare);
  • Vlerësimin e propozimeve;
  • Përcaktimin e ofertuesit më të mirë;
  • Negocimet dhe nënshkrimin e kontratës së koncesionit;
  • Merr pjesë dhe ndihmon në hartimin dhe unifikimin e dokumenteve standarte (përfshi dhe kontratat), si dhe të metodologjive për krahasimin e projekteve koncesionare;
  • Organizon trajnimin e stafeve, që zbatojnë projekte koncesioni;
  • Promovon parimet, institucionale dhe ligjore, për nxitjen e përdorimit të praktikave më të mira ndërkombëtare në fushën e koncesioneve, për tërheqjen e investimeve të huaja;
  • Nxit zbatimin e praktikës më të mirë për procedurat dhe rregullat e koncesionit;
  • Përgatit mendimin e saj për Këshillin e Ministrave, për kushtet e kontratës se koncesionit, si dhe për kriterin e “vlerës për para” në projektin e koncesionit;
  • Mban bazën e të dhënave (data base) për projektet koncesionare në shqyrtim, vlerësim apo ato në zbatim;